BOTA

Ukraina: Kemi shkatërruar 50 depo ruse me sistemet HIMARS

Forcat ukrainase kanë shkatërruar 50 depo të municionit të Rusisë duke përdorur sistemin e raketave HIMRAS, që Uashingtoni i ka dhënë Ukrainës, tha ministri ukrainas i Mbrojtjes.

“Kjo ndërprenë zinxhirët logjistikë [të Rusisë] dhe pamundëson që të kryejnë luftime aktive dhe të mbulojë forcat tona me granatime”, tha më 25 korrik, ministri i Mbrojtjes së Ukrainës, Oleksiy Reznikov.

Këto pretendime të Reznikovit nuk kanë mundur të konfirmohen në mënyrë të pavarur.

Po ashtu të hënën, Ministria e Mbrojtjes së Rusisë pretendoi se forcat e saj kanë shkatërruar një depo municioni, ku ishin të vendosura HIMARS-ët amerikanë në Bogdanovtsi, në rajonin Helnitski të Ukrainës.

As këto pretendime të Rusisë nuk kanë mundur të konfirmohen në mënyrë të pavarur.

Javën e kaluar, Shtetet e Bashkuara njoftuan se do t’i dërgojnë Ukrainës edhe katër sisteme HIMRAS, pasi në të kaluarën i kishin dërguar 12 të tjerë.

Ukraina ka thënë se përdorimi i Sistemeve të Artilerisë me Lëvizshmëri të Lartë (HIMARS) po bën dallimin në fushëbetejë. Këto sisteme janë më precizë dhe kanë rreze më të gjatë veprimi sesa sistemet sovjetike që Kievi ka në arsenal.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Osmani pretendon: Kurti s’e do presidenten që merret me politikë të jashtme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi senjë nga arsyet pse Kryeministri Albin Kurti ndryshoi qëndrim…

28 minuta ago
  • KRYESORE

Osmani: I kisha votat për presidente, por Kurti nuk më kandidoi

Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…

2 orë ago
  • KRYESORE

Trump: Lufta mund të përfundojë shpejt, SHBA-të po shqyrtojnë kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…

2 orë ago
  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

6 orë ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

6 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

7 orë ago