Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka publikuar raportin e saj ditor mbi pushtimin rus i cili vazhdon sot në ditën e 11-të tij.
Sipas raportit forcat ruse kanë humbur 88 avionë dhe helikopterë që nga fillimi i luftës, një numër pilotësh rusë janë kapur.
“Forcat e armatosura të Ukrainës vazhdojnë të mbrojnë qytetin port të madh të Mariupolit në juglindje. Një “sasi e konsiderueshme” e pajisjeve ruse u kap në rajonin e Mykolaiv, në jug, afër Odesas. Ushtarët rusë janë “demoralizuar” nga forca e rezistencës ukrainase”, thuhet në raport, deklaron BBC por pa mundur të verifikojë në mënyrë të pavarur atë që pretendon ushtria ukrainase.
Rusia ka dhënë pak detaje për humbjet e pësuara nga forcat e saj në Ukrainë, por ekspertët ushtarakë vlerësojnë se ajo është befasuar nga forca e rezistencës ukrainase dhe ka pasur probleme me linjat e furnizimit dhe moralin e trupave.