LAJME

Ukraina sfidon Moskën duke festuar Krishtlindjet më 25 dhjetor

Në mes të luftës, Ukraina që e ka mbrojtur veten për gati dy vjet kundër pushtimit rus, po e sfidon sërish Moskën duke festuar Krishtlindjet për herë të parë më 25 dhjetor, në vend të datës 7 janar që mbart në vetë simbolika të lidhjes me Rusinë. Mirëpo, përkundër afrimit të festave të fundvitit, luftimet nuk kanë ndaluar.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, kishte nënshkruar në korrik një ligj për ta zhvendosur festën zyrtare të Krishtlindjes nga 7 janari – ditën kur festohet Krishtlindja nga Kisha Ortodokse Ruse – në 25 dhjetor. Në ligj thuhej qëllimi ishte “braktisja e trashëgimisë ruse”.

Ky ndryshim bën që besimtarët ortodoksë të Ukrainës të festojnë Krishtlindjen bashkë me besimtarët katolikë të vendit, të cilët në fillim të këtij viti miratuan një ndryshim të ngjashëm në kalendar.

Trupat ukrainase në rajonin e Harkivit në darkën e Krishtlindjes, më 24 dhjetor.

Në fjalimin e tij të përnatshëm, të postuar ndërkohë që Ukraina përgatitej për ta shënuar këtë festë, Zelensky tha: “Sot, të gjithë ukrainasit janë bashkë”.

“Ne të gjithë festojmë Krishtlindjet së bashku. Në një datë, si një familje e madhe, si një komb, si një… një vend…Sot, ajo [festa] do të bashkojë miliona zëra – më shumë se kurrë më parë”, tha ai.

Në qytetet juglindore të Dnjeprit dhe Zaporizhjas, dhjetëra të afërm të ushtarëve ukrainas të mbajtur nga forcat ruse si të burgosur lufte u mblodhën në natën e Krishtlindjeve për të dekoruar pemët me emrat e të dashurve të tyre.

“Djali im, mbrojtësi i Mariupolit, është në robëri për të dytin vit radhazi, për Krishtlindjen e dytë. Pema jonë e Krishtlindjeve është një thirrje për shoqërinë. Është një kujtesë se ne jemi duke pritur për fëmijët tanë”, tha Iryna, banorë e Dnjeprit.

Në Zaporizhja, organizatorja Olha Plechun tha se publiku i gjerë e percepton robërinë si vetëm paraburgim, ndërsa kushtet e ushtarëve ukrainas në paraburgim rus përfaqësojnë një “vdekje të ngadaltë”.

“Djemtë tanë po torturohen. Ne kemi nevojë për shkëmbime. Armiku ynë nuk është fisnik: Ata nuk respektojnë asnjë konventë”, tha ajo.

Autoritetet ukrainase thanë se që nga 17 nëntori, të paktën 3.574 zyrtarë ushtarakë dhe 763 civilë janë në robëri nga Rusia.

Në fushëbetejë, 66 përleshje luftarake u zhvilluan midis forcave ukrainase dhe ushtrisë pushtuese ruse gjatë 24 orëve të fundit, sipas ushtrisë ukrainase. Ushtria ukrainase zmbrapsi 21 sulme ruse pranë rajonit verilindor Harkiv dhe zonës Stelmahivka të provincës lindore të Luhanskut, njoftoi Shtabi i Përgjithshëm më 25 dhjetor.

Rusia lëshoi gjithashtu 31 dronë dhe 2 raketa në Ukrainë gjatë natës. Mbrojtja ajrore e Ukrainës i zmbrapsi 28 dronë dhe të dy raketat, tha ushtria, duke shtuar se dronët u lëshuan nga Krimea e pushtuar nga Rusia.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Osmani: I kisha votat për presidente, por Kurti nuk më kandidoi

Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…

40 minuta ago
  • KRYESORE

Trump: Lufta mund të përfundojë shpejt, SHBA-të po shqyrtojnë kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…

50 minuta ago
  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

4 orë ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

5 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

6 orë ago
  • KRYESORE

Presidentja Osmani në pritje të Kushtetueses, ende pa dekret për datën e zgjedhjeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve,…

7 orë ago