Një nga stacionet e radarit 100 milionë dollarësh të Vladimir Putinit raportohet se u shkatërrua në një sulm që mund të krijonte telashe për mbrojtjen ajrore të Rusisë.
Sipas mediave të huaja, Ukraina lëshoi raketat balistike të furnizuara nga SHBA, ATACMS.
Gjenerali rus Yan Novikov u mburr gjatë verës se radari mund të dallojë aeroplanët më të avancuar, duke përfshirë F-22 Raptor dhe F-35 Lightning II.
Megjithatë, ushtria ukrainase nuk konfirmoi se kur kishte ndodhur sulmi apo nuk dha vendndodhjen e stacionit në deklaratën e saj.
Por ajo tha: “Njësitë e trupave raketore të Forcave të Armatosura të Ukrainës goditën me sukses stacionin e radarit rus Nebo-M me raketa balistike ATACMS”.
Ushtria ukrainase theksoi se shkatërrimi i stacionit të radarit do të krijojë një “korridor ajror” të favorshëm në mënyrë që të mund të përdorë raketat britanike me rreze të gjatë veprimi Storm Shadow dhe SCALP-EG.
Presidenti Volodymyr Zelensky u është lutur aleatëve prej muajsh që ta lënë atë të lëshojë raketa perëndimore thellë në Rusi.
Por edhe pas diskutimeve muajin e kaluar dhe pas vizitës së tij në SHBA, “embargoja” ndaj raketave me rreze të gjatë nuk është hequr ende.