Governor Mikhail Razvozhayev visits the Russian Black Sea Fleet headquarters after an alleged drone attack by Ukraine in Sevastopol, Russia, July 31, 2022. Guliya Levanenkova/TASS via Zuma Press
Ukraina goditi të dielën selinë e flotës ruse në portin e Sevastopolit në Detit të Zi, me një dron ku kishte të montuar sasi eksplozivi. Autoritetet ukrainase bënë të ditur se si pasojë e sulmit në qytetin e kontrolluar nga Rusia, të paktën pesë persona u plagosën. Sevastopoli është qyteti më i madh në Krime dhe një port i madh në Detin e Zi.
Sulmi vjen ndërsa Rusia shënoi dje ditën e Marinës. Presidenti Vladimir Putin mori pjesë në paradën vjetore që u mbajt me këtë rast në Shën Petersburg dhe njoftoi se forcat detare ruse do të pajisen në muajt e ardhshëm me ato që ai i quajti “armë të fuqishme”, duke iu referuar raketa hipersonike me vetëdrejtim “Zircon”.
Armët hipersonike fluturojnë me shpejtësi të paktën 5 herë me shumë sesa shpejtësia e zërit (Mak 5) dhe janë shumë të manovrueshme e në gjendje të ndryshojnë kursin gjatë fluturimit.
Ato janë të ndryshme nga raketat balistike, të cilat gjithashtu mund të fluturojnë me shpejtësi hipersonike prej të paktën 5 Makësh, por kanë trajektore të përcaktuar dhe manovrim të kufizuar.
Aftësia për të lëshuar armë shumë të manovrueshme dhe me shpejtësi hipersonike, i jep një vendi një avantazh të konsiderueshëm, pasi armë të tilla mund të shmangin pothuajse çdo sistem të mbrojtjes nga raketat që është aktualisht në përdorim.
“Nuk ka rëndësi se cili është kërcënimi. Nëse nuk mund ta shihni, nuk mund të mbroheni prej tij”, tha gjenerali John Hyten, ish-zëvendës shefi i shtabit të SHBA-ve, gjatë një fjalimi në Uashington, në janar të vitit 2020.
Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…
Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…
Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve,…
Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë flakë dhe tym të dendur që ngrihen nga…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, komentoi në rrjetin social Truth Social rritjen e ndjeshme të…