LAJME

Ukraina tregon humbjet e mëdha të ushtarëve dhe armëve të Putinit – rusët “ngazëllehen” me pamjet e një tanku të shkatërruar britanik që ishte përdorur edhe në Kosovë

Disa pamje të cilat duket se tregojnë një tank të shkatërruar Challenger-2 në Ukrainë duket se kanë ngazëllyer rusët, pavarësisht humbjeve të mëdha të tyre në Ukrainë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një Challenger-2 që është një tank britanik, nga 14 të tillë që Ukraina ka marrë në një paketë ndihme të kohëve të fundit dhe që janë ndër armët e tij më të forta të dhuruara nga perëndimi.

Rusët i kanë bërë jehonë shkatërrimit të saj për shkak se siç thuhet “ishte hera e parë që një Challenger-2 madje shkatërrohej në fushën e betejës” edhe pse tanku i prodhuar nga Britania e Madhe është përdorur në Bosnje, Irak dhe Kosovë.

Dhe gëzimi i rusëve vjen në kohën kur Forcat e Mbrojtjes së Ukrainës vazhdojnë operacionin e tyre sulmuese në drejtimet Bakhmut dhe Melitopol.

 

Kështu thuhet në një raportim nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, raporton Ukrinform, përcjell Telegrafi.

“Ata panë sukses drejt Robotyne dhe Novoprokopivka,…”, thuhet në raport.

Shtabi i Përgjithshëm vuri në dukje se në drejtim të Bakhmut, forcat e Ukrainës vazhdojnë operacionet e tyre sulmuese në jug të qytetit.

“Armiku po pëson humbje të konsiderueshme për sa i përket fuqisë njerëzore, armatimit dhe pajisjeve, duke manovruar trupat e tij dhe duke vendosur rezerva”.

“Në të njëjtën kohë, Forcat e Mbrojtjes po frenojnë përparimin e trupave ruse në drejtimet Avdiivka dhe Marinka. Rusët ndërmorën përpjekje të pasuksesshme sulmi në rrethin Marinka”, shkruajnë mediat ukrainase.

Veç kësaj, bëhet e ditur se në akset Lyman dhe Bakhmut, ushtria pushtuese ruse kreu misione të pafrytshme sulmuese pranë Novoyehorivka, Bilohorivka dhe në veri të Klishchiivka dhe se luftimet e ashpra vazhdojnë në zonë.

Dhe gëzimi i rusëve për një tank të shkatërruar vjen në ditën kur numri i të vdekurve ushtarakë të Rusisë në Ukrainë ka arritur në 265,680.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

50 minuta ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

1 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

2 orë ago
  • KRYESORE

Presidentja Osmani në pritje të Kushtetueses, ende pa dekret për datën e zgjedhjeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve,…

3 orë ago
  • KRYESORE

Anije iraniane përfshihet nga flakët pas sulmeve izraelite

Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë flakë dhe tym të dendur që ngrihen nga…

6 orë ago
  • BOTA

Trump: Çmimi i lartë i naftës është i vogël për paqen në botë, shumë shpejt do bie

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, komentoi në rrjetin social Truth Social rritjen e ndjeshme të…

6 orë ago