Ukraina është duke praktikuar një “terr mediatik” në lidhje me kundërsulmin e saj në jug të vendit.
Megjithatë, portali ukrainas Ukrinform njoftoi se ka raportime se ushtria ukrainase shkatërroi një grup Kadirovësh, siç quhen ndryshe njerëzit e kriminelit çeçen besnik i Putinit, Ramzan Kadyrov .
Në raportet e mëparshme shkruhej për mbërritjen e tyre në Kherson. Siç shkruan korrespondenti i Ukrinform, duke iu referuar deklaratës së Sergi Khlan , një ish-zyrtar lokal në rajonin Kherson, në sulmin e ushtrisë ukrainase në bazën e tyre në anën lindore të Dnieper, dyshohet se u vranë 40 luftëtarë çeçenë dhe rreth 60 u plagosën.
“Ata nuk mund të përmbaheshin të bënin selfie dhe t’i postonin në rrjetet sociale. Falë TikTok, ne zbuluam vendndodhjen e tyre. Gjithçka që duhej të bënim ishte të sulmonim objektivin”, citon Ukrinform deklaratën e Hlan.
Duke folur për Freedom TV, Hlan deklaroi se luftëtarët u zhvendosën në anën lindore të Dnieper, u vendosën në një ndërtesë dhe më pas nuk rezistuan duke u fotografuar, transmeton portali. Ky informacion ende nuk është konfirmuar nga burime të tjera.
Presidentja e Kosova, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se ka nxjerrë dekretin për shpërndarjen…
Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…
Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…
Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…