BOTA

Ukrainasit nxitojnë drejt Khersonit, Rusia pritet të evakuojë civilët

Lideri i instaluar nga Rusia në rajonin ukrainas Herson, Vladimir Saldo, u ka bërë thirrje civilëve që të evakuohen, duke përmendur sulmet ditore me raketa nga forcat ushtarake ukrainase. Ai u ka bërë thirrje civilëve që të “shpëtojnë veten” duke shkuar në Rusi për “pushim dhe studime”, si dhe ka kërkuar ndihmën e Moskës.

Kësaj thirrjeje i është bashkuar më vonë zëvendëskryeministri rus, Marat Khusnullin, përmes një mesazhi në televizionin shtetëror.

Ukraina hedh poshtë akuzat se shënjestron civilët e saj. Trupat e saj ushtarake kanë çliruar së fundi disa zona në veriperëndim të Hersonit, dhe i janë afruar qendrës. “Qeveria ka marrë vendim për të organizuar ndihmë për largimin e banorëve nga rajoni i Hersonit për në rajonet tjera të shtetit”, ka thënë Khusnullin.

“Ne do t’i ofrojmë secilit akomodim të lirë dhe gjithçka që është e nevojshme”. Në mesin e armëve tjera, Kievi ka përdorur sistemet raketore amerikane, HIMARS, duke goditur me to shënjestrat ushtarake ruse. Hersoni është kryeqyteti i vetëm rajonal që ka rënë nën kontrollin e forcave ruse prej nisjes së luftës në Ukrainë më 24 shkurt. Më herët gjatë këtij muaji, presidenti rus, Vladimir Putin ka shpallur aneksimin e katër rajoneve ukrainase: Herson, Zaporizhja, Donjeck dhe Luhansk.

Ukraina dhe Perëndimi e kanë dënuar këtë hap, duke thënë se është në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar. Për më shumë, Rusia nuk kontrollon në tërësi këto rajone. Presidenti Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./rel


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

8 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

13 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

23 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago