Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka publikuar një mesazh të tmerrshëm përmes Tëitter-it me një video të hyrjes në qytetin e Bucha.
“Srebrenica e re. Qyteti ukrainas Bucha kishte disa javë në duart e kafshëve ruse.
“Civilët lokalë u ekzekutuan, disa me duar të lidhura pas shpine, dhe trupat u shpërndanë në rrugët e qytetit”.
Kujtojmë: Ukraina të enjten rimorri Bucha-n pranë kryeqytetit Kiev, siç tha kryebashkiaku i saj Anatoli Fedoruk.
“Sot, më 31 mars, qyteti ynë u çlirua nga ‘orkët rusë’ nga forcat tona të armatosura ukrainase”, tha Fedoruk në një video përpara bashkisë në Bucha, e cila u publikua të premten.
Zyrtarë të shumtë ukrainas i quajnë forcat ruse “ork” – një ushtri e keqe, monstruoze në Lord of the Rings të J. R. R. Tolkien.
“Kjo ditë përfaqëson një ditë gëzimi dhe fitoreje për Forcat tona të Armatosura të Ukrainës. Dhe ne presim fitore të tilla në të gjithë Ukrainën,” shtoi Fedoruk.