Ukraina ka njoftuar se forcat e saj kanë vrarë shumë mercenarë rusë të Wagner-it, ndërsa ata përpiqeshin të tërhiqeshin nga qyteti i sulmuar i Bakhmutit.
“Rreth 80 luftëtarë të Wagner u vranë dhe 119 të tjerë u plagosën, pasi trupat ukrainase sulmuan pozicionet e tyre ndërsa ata tërhiqeshin nga qyteti lindor”, tha zëdhënësi i ushtrisë ukrainase.
Kreu i këtij grupi famëkeq rus, Yevgeny Prigozhin, ka njoftuar javën e kaluar se njësitë e mercenarëve të tij po tërhiqen nga Bakhmuti pasi atje janë pozicionuar ushtria e rregullt ruse – duke pranuar se 20 mijë pjesëtarë të Wagnerit janë vrarë në fushëbetejë në këtë qytet në lindje të Ukrainës.
Beteja për Bakhmutin po vazhdon për më shumë se një vit, duke bërë që gjithçka që ishte ndërtuar në këtë vend të shkatërrohet nga sulmet e vazhdueshme.
📽️1st Assault Battalion, in cooperation with 1st Mechanized Battalion, of 3rd Assault Brigade attacking Russian positions in the area of #Bakhmut.#UkraineRussiaWar pic.twitter.com/dsHKDDPJ2m
— MilitaryLand.net (@Militarylandnet) May 31, 2023