Reperi Viktor Palokaj, i njohur me nofkën Unikkatil, të martën ka reaguar për vdekjen e vëllait, Mentorit, duke thënë se i është thyer zemra në miliarda copa.
Mentor Palokaj, i njohur edhe si Tee, u gjet i vdekur të dielën në lagjen “Arbëria” në Prishtinë.
Në një postim në Instagram, Unikkatili e përshkroi Tee jo vetëm si vëlla, por edhe si shokun më të mirë.
“My one and only, ty që je kônë gjithmonë aty për mu. Ty që t’kisha jo vetëm vëlla, po edhe shokun mà të mirë. Ti m’dashte mà shumë se veten, e edhe une ty njëjtë. Gjithmonë i buzëqeshun, pozitiv e sy patrembun. Trimi i êm!!! Edhe n’momentet e fundit ke thonë mos me me tregú mú sepse ke pasë brengë po pësoj aksident tu u ngutë me ardhe te ti. Përjetove gjôna që disa nuk munden as me qindra jeta, e vetëm n’ôndrra. Zemra ême u thý në miliarda copa!”, ka shkruar ai.
Unikkatili tutje ka njoftuar se varrimi i Tee do të bëhet më 6 mars, në orën 13:00, te varrezat e kishës së Gjurakocit në Klinë.
Një ngjarje në kufijtë e mrekullisë dhe e denjë për filma ka ndodhur në Bulqizë…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Malaga të Spanjës, ku tre shqiptarë humbën jetën…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka komentuar sërish përplasjen e ashpër që pati…
Një ndjekje dramatike në Puerto de la Torre të Spanjës ka përfunduar tragjikisht me katër…
Haxhi i këtij viti në Arabinë Saudite tërhoqi numrin më të ulët të pelegrinëve në…
Një incident i pazakontë ka ndodhur të enjten në stacionin policor në Lipjan, ku një…