Categories: KRYESORE

Ura e bashkëpunimit AAK-Nisma rrezikon të shembet pa Limajn

Gatishmëria e Fatmir Limajt që të ndihmojë në formimin e Qeverisë edhe në rast se është në pyetje Albin Kurti e ka trazuar partinë e koalicionit AAK-në të cilët përmes shkrimeve në “Facebook” e kanë thumbuar e kritikuar partnerin NISMA. Partia fituese, Lëvizja Vetëvendosje zyrtarisht nuk ka shfaqur asnjë qëndrim.

“Është në nderim tim të ndihmoj një Qeveri të opozitës, asesi me Vetëvendosjen, pra me z. Kurti”.

Ky ishte qëndrimi i Haradinajt një ditë pas zgjedhjeve, ndërsa partneri i koalicionit mbrëmë në Debat Plus shfaqi ambicie tjera.

“Unë jam i gatshëm me i ndihmu kryeministrit tem që i shërben vendit. (Pyetje: kushdo që është ai) Qysh jo, unë jam i gatshëm, me i ndihmu kryeministrit nëse kërkon ndihmën time në shërbim të vendit, gjithë. (Pyetje: Edhe nëse është Albin Kurti) Për këto tema nacionale, për temat që po flas unë gjithë”, ka thënë Limaj.

Gatishmëria e Limajt për bashkëpunim me Kurtin, nuk i pëlqeu Haradinajt, por as bashkë-partiakëve.

“E keqja ka emër – Albin Kurti”, ka shkruar Haradinaj.

“Komunikatë 001. Zuzarë të dashur të vendit tim. Nënshtrimin për interesa të ngushta. Mos na e shitni si vlerë kombëtare!”, ka postuar Bekë Berisha i AAK-së.

Se cila është përgjigja e partisë fituese për bujarinë e treguar nga Limaj, përkundër interesimit nga TV Dukagjini, nuk e kuptuam gjatë ditës.

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, është pyetur për mundësinë e bashkëpunimit me Limajn dhe me partitë tjera, por nuk ka kthyer përgjigje.

Se çka vendos Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje nuk dihet, por zëvendësministri i Drejtësisë nga radhët e Vetëvendosjes, qëndrimin e Limajt e ka vlerësuar brenda rregullave demokratike.

Vartësi i Albulena Haxhiut vlerëson se Fatmir Limaj dhe Nisma kanë të drejtë demokratike, kushtetuese dhe ligjore që pas zgjedhjeve të bëjnë koalicion paszgjedhor me kë të duan.

Por, vetëm pak minuta më vonë ai u rikthye në Facebook për të thënë se disa media sipas tij e kanë keqinterpretuar qëllimisht.

Sallahu që paguhet nga taksat e kosovarëve për të shërbyer si zv.ministër i Drejtësisë, ka vendosur që ta ofrojë ekspertizën e tij ligjore duke thënë se shkrimi i tij kishte kuptim veç juridik e kurrsesi politik.

Pos vullnetit për tu bërë pjesë e qeverisjes, analistët politikë vlerësojnë se qëndrimi i Limajt e qartësoi se për deputetët e NISMA-s, që me rezultatin aktual i ka tre, duhet të diskutohet me të e jo me Haradinajn.

“Nuk është çështja më e analizave mbi parimësinë dhe moralitetin të asaj se çfarë është thënë para fushatës. Por jemi në një fazë të fillimit të negociatave për krijimin e Qeverisë së re. Dhe situata të tilla me deklata kundërthënëse me ato që janë thënë gjatë fushatës do të kemi besoj edhe gjatë javëve në vijim, jo vetëm nga z. Limaj”, ka thënë analisti Belgzim Kamberi.

Përkundër kësaj Kamberi thotë se duhet të shikohet vullneti i partisë fituese por edhe LDK-së e PDK-së.

“Besoj që PDK dhe veçanërisht LDK-ja nuk kanë një interes me hy në një shumicë parlamentare me LVV-në përpos nëse përfitojnë shumë për subjektin e tyre dhe në një situatë të këtillë mua më duket se nëse flasim për mundësitë do të thoja se më e afërt do të ishte një Qeveri VV-PDK sesa VV-LDK”, ka shtuar Kamberi.

Kamberi beson tek kjo se historiku i bashkëpunimit me Vetëvendosjen për LDK-në ka qenë i dëmshëm, ndërsa për koalicionin PDK-VV beson se do të duhej lehtësim nga faktori ndërkombëtar, por duke pasur parasysh edhe lakminë për postin e kryeministrit.

FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

Mrekulli në Bulqizë/ Disa fëmijë gjejnë të gjallë të riun e aksidentuar 3 ditë më parë

Një ngjarje në kufijtë e mrekullisë dhe e denjë për filma ka ndodhur në Bulqizë…

8 orë ago

Aksident tragjik! Po tentonin të arratiseshin nga policia, por përplasen me makinën e uniformave blu, vdesin tre shqiptarët në Spanjë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Malaga të Spanjës, ku tre shqiptarë humbën jetën…

10 orë ago

“Divorci” i hidhur me Musk, Trump reagon sërish: I ka ikur mendja, s’dua të flas më

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka komentuar sërish përplasjen e ashpër që pati…

17 orë ago

Përplasje fatale në Spanjë, humbin jetën tre shqiptarë dhe një oficer policie pas grabitjes

Një ndjekje dramatike në Puerto de la Torre të Spanjës ka përfunduar tragjikisht me katër…

17 orë ago

Pjesëmarrja në Haxh bie në nivelin më të ulët në 30 vjet

Haxhi i këtij viti në Arabinë Saudite tërhoqi numrin më të ulët të pelegrinëve në…

22 orë ago

Azilanti palestinez e godet derën e stacionit policor në Lipjan – Dëmton zyrën gjatë intervistimit, ndalohet për 48 orë

Një incident i pazakontë ka ndodhur të enjten në stacionin policor në Lipjan, ku një…

22 orë ago