Ekipi i ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që ka ardhur në Kosovë me mision për mbajtjen e trajnimeve ushtarake, ka qëndruar sot në kampin e Cërrnushës, për t’i parë nga afër stërvitjet e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Aty u improvizuan aksione që mund të përdoren në kohë lufte, për shpëtimin e dikujt apo vënien nën kontroll të një hapësire të caktuar, njofton Klan Kosova.
Pjesëtarët e ushtrisë më të fortë në botë janë në Kosovë me qëllim të trajnimit të një pjese të FSK-së dhe Policisë.
Shumica prej tyre, përveç flamurit të SHBA-së, mbanin në krah edhe atë të Kosovës. Por njëri ka të vendosur diçka edhe më të veçantë, emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ky ekip ushtarakësh vjen në Kosovë si rezultat i marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve dhe ndihmës që shteti amerikan e ofron në aspektin e sigurisë.
Një ditë më parë, i njëjti delegacion amerikan kreu trajnime me njësitin elitar të policisë.
Partia e Gjelbër fitoi zgjedhjet shtetërore në Baden-Wurttemberg më 8 mars 2026, me 30.2 për…
Një rast tronditës ka ndodhur gjatë ditëve të fundit në Rahovec, ku një fëmijë 7-vjeçar…
Prokuroria Themelore në Prishtinë më 12 shkurt 2026 kishte ngritur aktakuzë ndaj nëntë personave: Korab…
Shoqata e Onkologëve të Kosovës (SHOK) ka shprehur shqetësim të thellë për gjendjen aktuale të…
Emisari i posaçëm i presidentit amerikan, Richard Grenell, ka reaguar ndaj një deklarate të presidentes…
Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth thotë se objektivat e operacionit ‘Epic Fury’ mbeten të njëjta:…