Njerëz të armatosur, siç thuhet të ashtuquajturit “kadirovitët” apo luftëtarët e udhëheqësit çeçen Ramzan Kadyrov, kanë kërcënuar banorët e Moskës me luftë ndaj protestave e tyre kundër ndërtimit të një xhamie në qytet.
“Ju paralajmërojmë! Nëse jeni kundër vullnetit të Plotfuqishmit, ne do të luftojmë me ju. Nuk na intereson se me kë luftojmë”, thotë njëri prej burrave në një video e cila së fundmi u bë virale në rrjetet sociale, duke shtuar se qytetarët e Moskës që nuk pajtohen me ndërtimin e xhamisë nxisin grindje etnike në Rusi, dhe për këtë arsye ata ose duhet të arrestohen ose të “shkatërrohen”.
Protestave në Moskë iu është përgjigjur edhe diktatori çeçen Ramzan Kadyrov. Të hënën, më 3 prill, ai postoi një mesazh në kanalin e tij në Telegram duke i quajtur “frikacakë dhe provokatorë” rusët që kundërshtuan ndërtimin e një xhamie.
“Nxitës të tillë ose duhet të rekrutohen për të shfryrë të gjithë zemërimin e tyre mbi armikun ose të dërgohen në gjykatë si sabotues informacioni që veprojnë për të kënaqur satanistët”, tha Kadyrov.
Në shkurt, autoritetet e Moskës filluan të planifikojnë ndërtimin e xhamisë më të madhe në Evropë në kryeqytetin rus.
Sidoqoftë, vendi që u dha për ndërtim, rrethi Kosino-Ukhtomsky – shkaktoi mosmarrëveshje të rënda publike pasi aty afër është Kishë Ortodokse Ruse dhe një Liqen i Shenjtë, të cilin vendasit e nderojnë.
Mijëra njerëz e kundërshtuan ndërtimin. Një burrë i panjohur ka varrosur kokën e një derri në kantierin e xhamisë.
Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…