Media të ndryshme kanë raportuar se ushtarët rusë në Ukrianë e kanë plaçkitur një gazetar zviceran.
Sipas tyre, ushtarët rusë kanë gjuajtur në drejtim të veturës së gazetarit, e cila mbante mbishkrimin “PRESS” dhe pastaj i kanë marrë pasaportën, 3 mijë euro dhe një laptop.
Po ashtu, thuhet se gazetari është sulmuar dhe ka marrë lëndime në fytyrë dhe duar, e ku tani edhe është duke u trajtuar në një spital të Ukrainës.