Mediat shtetërore të Koresë Veriore kanë publikuar pamje të ushtarëve që shfaqin shkathtësi luftarake pa armë. Ata shihen duke thyer tulla me duar pa ndonjë pajisje mbrojtëse.
Performanca e ushtarëve u shfaq në një panair të mbrojtjes në Pjongiang dhe u përcoll nga zyrtarët e lartë shtetërorë, përfshirë udhëheqësin suprem, Kim Jong-un.
Në video shihen ushtarë duke thyer me grushte tulla e tjegulla, duke lakuar shufra metalike me qafë dhe një ushtar duke u çliruar nga zinxhirët, shkruan BBC.
Koreja Veriore tha se kjo shfaqje e forcës ishte për t’u treguar armiqve se ushtarët e saj kanë, siç u tha, “grushte të hekurta për ta mbrojtur paqen e vendit”.