Të tjera pamje janë publikuar nga brenda Rusisë.
Në klipin e fundit, shihen dy ushtarë të veshur me uniformë ukrainase në Sverdlikovo, një fshat në rajonin e Kurskut.
Dyshja shihen duke larguar flamurin rus nga ndërtesa e këshillit të fshatit, në ditët e para të përparimit në Kursk, shkruan BBC.
🇺🇦❤️ Guevo, Kursk region. Full video of the raising of Ukrainian flag. pic.twitter.com/6UwW8i0Quq
— MAKS 24 🇺🇦👀 (@Maks_NAFO_FELLA) August 11, 2024
Ndryshe, së fundmi forcat ukrainase kanë hyrë edhe në Belgorod të Rusisë.
Bëhet e ditur se më parë trupat hynë në kufirin në rajonin e Kurskut, ku ende po zhvillohen luftime.
Në një video të publikuar në rrjete sociale, shihen pesë ushtarë ukrainas që qëndrojnë jashtë një ndërtese, ndërsa njëri dëgjohet të thotë: “Ju uroj shëndet, batalioni 252 është në fshatin Poroz, Rajoni i Belgorodit. Lavdi Ukrainës”.