Një mjet tjetër i paidentifikuar është rrëzuar në hapësirën ajrore të Amerikës së Veriut, ka thënë kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, raporton BBC.
Ai ka thënë se objekti “ka shkelur hapësirën ajrore kanadeze” dhe është rrëzuar ndërsa qëndronte mbi Yukon në veriperëndim të Kanadasë.
Aeroplanët ajrorë kanadezë dhe amerikanë kishin përndjekur objektin fluturues, ndërsa Trudeau ka thënë se objekti është rrëzuar nga aeroplani luftarak amerikanë F-22.
Është objekti i tretë që rrëzohet mbi Amerikën e Veriut javën e kaluar.
Ushtria e SHBA-së rrëzoi një balonë spiune kineze fundjavën e kaluar, dhe të premten një objekt tjetër i paidentifikuar i madhësisë së një veture të vogël u rrëzua në Alaska.
Trudeau ka konfirmuar të shtunën se ka dhënë urdhrin për rrëzimin dhe ka folur me presidentin e SHBA-së, Joe Biden.
“Forcat kanadeze tash do të analizojnë objektin e rrëzuar”, ka shkruar Trudeau në Twitter.