Ushtria amerikane që u tërhoq nga veriu i Sirisë gjatë operacionit “Burimi i Paqes” pas vendosjes së saj në bazën Ayn al-Arab në kufirin Siri-Turqi, është rikthyer edhe në bazën e saj në perëndim të Rakka-s.
Ushtria amerikane po vazhdon punimet e saj të kthimit në bazat që i zbrazi në rajonet pas tërheqjes që bëri më parë nga bazat e saj në veri të Sirisë gjatë operacionit “Burimi i Paqes”.
Pas kthimit të saj në bazën e saj në perëndim të rajonit Rakka në veri të Sirisë, ushtria amerikane ka filluar punimet për ndërtimin e bazës.
Një autokolonë e ushtrisë amerikane e përbërë me automjet të blinduar për transportin e personelit, mjet për pastrimin e minave dhe një pikap ka kaluar nga qyteti Al-Hasakah në verilindje të Sirisë dhe ka mbërritur në bazën e saj Cezre në perëndim të Rakka-s.
Pas mbërritjes së autokolonës në bazën Cezre janë vërejtur 25-30 ushtarë amerikanë.
AA ka njoftuar se ushtria e SHBA-ve ishte vendosur sërish në bazën e saj në rajonin Sirrin në jug të Ayn al-Arab (Kobani) pranë kufirit Siri-Turqi.
SHBA kishte baza në Sirrin dhe përreth në largësi prej 30 kilometra nga kufiri i Turqisë. Gjatë operacionit “Burimi i Paqes” SHBA i kishte zbrazur këto baza.
Ushtria amerikane dje sërish filloi patrullimet në zonën e naftës në verilindje të Sirisë, të cilat i kishte ndërprerë gjatë operacionit.