KRYESORE

Ushtria në tranzicion: FSK synon t’i ketë 5 mijë trupa aktivë dhe 3 mijë rezervë

Kështu ka deklaruar shefi i Departamentit të Operacionit të FSK-së, Ejup Maqedonci.

“FSK-ja është në zhvillim e sipër dhe rekrutojmë çdo vjet pjesëtarë të ri. Synimi kryesor do të jetë që ne të arrijmë bazuar në planin gjithëpërfshirës të tranzicionit të kemi numrin 5000 aktiv dhe 3000 rezervë dhe ky proces është duke shkuar bazuar në planin gjithëpërfshirës”, tha ai për EkonomiaOnline.

Sa i përket mbështetjes ushtarake për autoritet civile, Maqedonci tha se në kuadër të gardës kombëtare të FSK-së kanë kapacitete të cilat janë të trajnuara dhe të gatshme për të zhvilluar operacione të kërkim shpëtimit.

“Ne kemi filluar procesin e vaksinimit qysh muaj më parë dhe pjesa më e madhe e pjesëtarëve të FSK-së është vaksinuar dhe nuk kemi ndonjë problem deri më tani në gjendje të rëndë”, tha Maqedonci.

“Forca e sigurisë së Kosovës në kuadër të misionit të saj realizon tri detyra kryesore është mbrojtja e territorit që është mision primar i FSK-së, është mbështetja ushtarake për autoritete civile që nënkupton operacionet që zhvillojmë të kërkim shpëtimit dhe materieve të rrezikshme, operacionet e zjarrfikjes dhe operacionet ndërkombëtare. Sa i përket mbështetjes ushtarake për autoritet civile në kuadër të gardës kombëtare të FSK-së kemi kapacitete të cilat janë të trajnuara dhe të gatshme për të zhvilluar operacione të kërkim shpëtimit. FSK-ja në raste të zjarreve është reaguesi i tretë. Deri më tani Kosova ka arritur të menaxhoj me zjarret”, tha ai.

E togeri Genti Kuqinaj, theksoi se vetëm 5 pjesëtarë janë në shërbim 24 orë.

“Qendra operative e shtabit gjatë ditës funksionon me gjithë sektorët prezent. Ndërsa mbas përfundimit të orarit funksion me staf të reduktuar. Katër deri në 5 pjesëtarë janë në shërbim 24 orë. E vështirë nuk është puna si oficer për këtë gjë jemi trajnuar dhe trajnohemi edhe më tutje por sfidat e veta i ka por nuk është e paarritshme”, tha Kuqinaj.

Ndërsa, sa i përket vaksinimit kolonel Maqedonci tha se pjesa më e madhe e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë të Kosovës kanë marr vaksinën kundër virusit Covid-19.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Rama acarohet për Ballukun/ Nxirret jashtë kryeministrisë gazetarja Ambrozia Meta

Gazetarja Ambrozia Meta është nxjerrë jashtë nga kryeministria pas një debati që zgjati disa minutame…

49 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Një muaj paraburgim për Gjestin

Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni për Çështje Penale, i ka caktuar masën e paraburgimit prej një…

1 orë ago
  • KRYESORE

Netanyahu: Islami radikal është një kërcënim i madh për botën

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu, deklaroi se “sunnizmi, shiizmi dhe islami radikal janë një kërcënim…

3 orë ago
  • KRYESORE

Provokon sërish Irani, lëshon raketë balistike në drejtim të Turqisë, ministria e Mbrojtjes: U neutralizua nga NATO

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë njoftoi se një raketë balistike e lëshuar nga Irani…

3 orë ago
  • BOTA

Katër anëtarë të ekuipazhit të avionit amerikan u vranë

Një avion amerikan “KC-135” që përdoret për furnizim me karburant është rrëzuar në Irakun perëndimor.…

3 orë ago
  • KRYESORE

Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NATO-n

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, konfirmoi më 12 mars se Serbia ka blerë raketa balistike…

6 orë ago