POLITIKE

Ushtria ruse mbetet edhe pa aeroplanmbajtësen e vetme `Admirali Kuznetsov`

Ushtria ruse deri me tani e kishte vetëm një aeroplan bartëse, të quajtur sipas admiralit të BRSS-së, aeroplanmbajtësja “Admirali Kuznetsov”.

Për shkak të problemeve që ishin shfaqur në të gjatë misionit të saj luftarak në Mesdhe, në kuadër të sulmeve ajrore në Siri, aeroplanmbajtësja e vetme ruse që nga prilli i vitit 2018 ishte në remont. Siç transmeton rtk, gjatë kësaj kohe, në aeroplanmbajtëse kishin ndodhur dy avari. Njëra në tetor të vitit 2018, ku ishte shkaktuar një vrimë e madhe e përmasave katër me pesë metra, ndërsa avaria e fundit kishte ndodhur më 12 dhjetor 2019, ku si pasojë e saldimit kishte shpërthyer një zjarr, të cilin nuk kishin arritur ta shuanin për më shumë se 24 orë. Gjatë zjarrit kishin humbur jetën dy persona, ndërsa dhjetëra të tjerë ishin lënduar.

Organet ushtarake ruse në fillim kishin tentuar që ta mbajnë të fshehtë lajmin për zjarrin në aeroplanmbajtëse, por tymi dhe flakët që kishin zgjatur për më shumë se 24 orë, e kishin bërë të pamundur fshehjen e këtij “sekreti”.

Se dëmtimet në aeroplanmbajtëse janë të mëdha e tregon më së miri shuma financiare e sanimit të dëmeve të shkaktuar nga zjarri, të cilat llogariten të kalojnë 1.5 miliard dollarë.

Megjithatë, duke e ditur se aeroplanmbajtësja është më shumë se 30 vjet e vjetër dhe ka pasur edhe problem tjera teknike, thuhet se rregullimi i saj mund të jetë i barabartë me ndërtimin e një aeroplanmbajtëse të re.

FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

Irani nis sulm të ri me raketa ndaj Izraelit

Irani ka nisur një sulm të ri me raketa balistike ndaj Izraelit. Izraeli u dha…

10 orë ago

“Asnjë hap mbrapa”, Parada e Krenarisë që u mbajt sot në mbrëmje nëpërmjet fotografive

Në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, është mbajtur Parada e Krenarisë të shtunën pasdite, me moton…

11 orë ago

Izraeli: Fluturojmë lirisht mbi Teheran, kemi shkatërruar sistemin mbrojtës të Iranit

Forcat izraelite po veprojnë lirisht mbi hapësirën ajrore të Teheranit, pasi kanë eliminuar shumë nga…

12 orë ago

Shpërthim i fuqishëm pas sulmit të South Pars në Iran! Fusha më e madhe e gazit në botë përfshihet nga flakët

Mediat iraniane raportuan për një shpërthim të fuqishëm dhe një zjarr pas bombardimit me dronë…

13 orë ago

Ky është serbi, të cilit Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës ia hoqi shtetësinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se, pas vendimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme për…

15 orë ago

Izraeli tregon me video se si e dinte vendndodhjen e saktë të raketave iraniane para se të sulmonte me raketa në Teheranin

Të premten Irani ka kryer një sulm me raketa si kundërpërgjigje në drejtim të Izraelit,…

17 orë ago