Rinia e Partisë Demokratike të Kosovës janë duke protestuar para Kuvendit të Kosovës.
Përmes një aksioni simbolik të rinjtë e kësaj partie, kanë shfaqur deklaratat e kreut të VV-së, Albin Kurti Isa Mustafës dhe LDK-së.
Ata me pankarta në duar kanë mesazhe për Albin Kurtin dhe Glauk Konjufcën.
“Glauk Konjufca: Isa Mustafa është i pabesë”.
“Albin Kurti: Lista Serbe është ambasadë e Serbisë në Kosovë”.
“Albin Kurti: Lista Serbe s’janë thjeshtë serbë, por ata janë çetnikë”, janë fjalët që shkruhen në këto pankarta.