Vajza 7-vjeçare mahnit publikun polaku me himnin kombëtar të vendit të saj: Lavdia dhe liria e Ukrainës nuk kanë vdekur ende

Një vajzë 7-vjeçare ukrainase e cila dy javë më parë këndoi këngën “Let it Go” në një bunker të mbushur me njerëz në Kiev, ka interpretuar himnin kombëtar në një koncert bamirësie në Poloni.


Amelia Anisovych e veshur me një veshje tradicionale të bardhë ukrainase mahniti me dhjetëra mijëra njerëz në Atlas Arena në Łódź, Poloni, të dielën mbrëma, me versionin e saj të himnit të saj kombëtar.

Nxënësit e pranishëm në sallë mbanin ndezur dritat e telefonit dhe pishtarët teksa ajo interpretonte “Lavdia dhe liria e Ukrainës nuk kanë vdekur ende”.