LAJME

Valon Syla kërkon 30 mijë euro dëmshpërblim nga të akuzuarit për sulmin fizik ndaj tij

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot është mbajtur shqyrtimi gjyqësor për rastin e sulmit fizik kundër gazetarit Valon Syla, me ç’rast avokati ka paraqitur kërkesë për kompensim të dëmit në vlerën prej 30 mijë euro për të dëmtuarin, për shkak se ka përjetuar pasoja të rënda nga sulmi i bërë ndaj tij.

Paraprakisht në këtë seancë është bërë administrimi i provave materiale si në aktakuzë, si dhe është aprovuar propozimi i mbrojtjes nga ana e të akuzuarit Okan Hasanit, që të administrohet si provë materiale CD-ja lidhur me statusin e bërë nga Syla në “Facebook”.

Kurse, trupi gjykues ka refuzuar propozimin e avokatit që të merren kamerat e sigurisë ku ka ndodhur sulmi ndaj Sylës, me arsyetimin se nga prokuroria është bërë e ditur se nuk ka kamera në atë vend.

Në anën tjetër, është refuzuar edhe propozim i mbrojtjes së të akuzuarit Kenan Hasanit, që të dëgjohet në cilësi të dëshmitarit hetuesi policor që ka realizuar procesin e identifikimit të të akuzuarve si kryerës të veprës penale.

Seanca më pas ka vijuar me fjalën përfundimtare, ku prokurori ka propozuar dënimin e të akuzuarve konform dispozitave ligjore, duke marrë parasysh edhe faktin se për kryerjen e veprës penale, të akuzuarit kanë pasur këmbëngulësi.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Anije iraniane përfshihet nga flakët pas sulmeve izraelite

Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë flakë dhe tym të dendur që ngrihen nga…

1 orë ago
  • BOTA

Trump: Çmimi i lartë i naftës është i vogël për paqen në botë, shumë shpejt do bie

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, komentoi në rrjetin social Truth Social rritjen e ndjeshme të…

2 orë ago
  • KRYESORE

Nenad Rashiq për deklaratën për Manastirin e Deçanit: Ngatërrova dy ngjarje, kërkoj falje që krijova konfuzion

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, është deklaruar lidhur me komentin e tij dhënë…

3 orë ago
  • KRYESORE

Shpërthime të fuqishme dëgjohen në Dubai

Shpërthime janë dëgjuar mbi Dubai herët këtë mëngjes dhe ka pasur aktivitet të aeroplanëve luftarakë.…

5 orë ago
  • BREAKING NEWS

Djali i Khameneit zgjidhet udhëheqës suprem i Iranit

Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…

16 orë ago
  • KRYESORE

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, vdes një tjetër ushtar amerikan

Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…

17 orë ago