Në varrezat e qytetit të Pejës, iu është dhënë lamtumira Mirsada Ademajt dhe Dionit, djalit të saj pesëvjeçar që vdiqën si pasojë e vërshimeve që ndodhën mbrëmjen e së shtunës.
Miq, familjar, e qytetarë të shumtë morën pjesë në ceremoninë e varrimit.
Në mesin e tyre ishte edhe zëvendëskryeministrja e Kosovës Emilja Redzepi.
Po ashtu familjarët pranuan telegram ngushëllimi nga presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.