Vashatë tona të bukura nuk kanë nevojë për shamija, pati thanë i pavdekshmi Adem Demaçi

Më vije shumë keq që këtë fjalim epokal të Adem Demacit të pavdekshëm, e dëgjova me kaq vonesë, shumë vite pasi gjigandi i atdhedashurisë shqiptare e ka mbajtur atë.

https://www.facebook.com/Prishtina.kr/videos/3130790590327176/

Demaci kurrë nuk ka bërë kompromis me të vërtetën dhe askujt nuk i ka thënë që e ke mirë, kur nuk e kishte mirë. Që nga ajo kohë PDK, LDK, – me përjashtim të Ibrahim Rugovës, sa ishte gjallë, AAK a individ që se kemi pritur që do të sillen aq mbrapsht, si Albin Kurti, që të gjitha këto parti dhe udhëheqësit e tyre, zhvilluan lojëra e intriga të pafundme, shumë të ndryra, në thelb antishqiptare, duke e përdorur Islamin (pra, një nacionalizëm e një ideologji të një bote tjetër!) për “vjeljen” e votave të mjera e të shkreta elektorale, qoftë edhe duke e shkatërruar popullin e vet dhe kulturën e tij mijëvjecare. Nuk ka parti politike në Kosovë, (përpos partive ilegale islamike, që në fund të fundit janë e mbeten ilegale për popullin shqiptar), që e mbajti fjalën dhe qëndroj e patundur në mbrojtjen e kulturës, traditave, dokeve, zakoneve dhe historinë shqiptare.

Kosova, prandaj nuk pati parti të mirëfillt kombëtare dhe pasi nuk patëm parti të tilla aq të domosdoshme për shëndetin e kombit, nuk patëm edhe shtet që e lufton të keqën: hajninë, korrupsionin enorm, islamizimin e palejueshëm antishqiptar etj.
Jo vetëm me këtë fjalim të Adem Demacit, këtij kolosi që nuk është kurrfar teprimi ta quaj, sic e quajta, fjalim epokal, por me shumë fjalime të tjera, simboli i atdhedashurisë dhe paepjes shqiptare në raport me armiqët, ka mbetur Ante me këmbë të ngulitura thellë në Dheun e vendit të vet dhe në shpirtërat, frymën dhe ndjenjën kombëtare të këtij populli.
Lavdi e përjetshme, për Adem Demacin!
Ps!
Mos të harrojmë që shumica e atyre që i aplauduan me atë rast Adem Demacit, nuk kanë aplauduar se e kanë përkrahur mendimin e tij kristal të qartë në favor të AtMëmëdheut, por për shkak se nuk kanë mundur të vecoheshin nga të tjerët.

Se “përkrahja” e tillë e zbrazët paraqet logjikë turme, e shohim Sot, në vitin 2019.

Vërejtjet aq dashamirëse të Adem Demacit nuk janë marrur parasysh fare në vijim, sic tregon gjendja e sotshme./Revisa Drini

Fatkeqësisht!

Gjergj – B. Kabashi