Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar se sot janë konfirmuar 7 raste të reja me koronavirus nga 243 testime sa janë bërë.
Vitia po ashtu ka njoftuar se sot janë shëruar 22 persona.
Kjo është dita e katërt me radhë që kur numri i të shëruarve është më i madh sesa ai i të infektuarve.
Me këtë raste të konfirmuara, numri i të infektuarve në Kosovë shkon në 806, kurse i atyre të shëruarve shkon në 271.
Njoftimi i plotë:
Sot nga 243 testime, kemi 22 bashkëqytetarë të shëruar dhe 7 raste pozitive me COVID-19.
Dita e katërt me radhë që i kemi këto rezultate pozitve të cilat lidhen me punën, angazhimin dhe respektimin e rregullave🙏👏