Publicisti Bardhyl Mahmuti ka kërkuar që të shpallet ditë zie pas vdekjes së At Antonio Belushit dhe që Kuvendi i Kosovës të mbajë seancë të jashtëzakonshme.
Mahmuti ka thënë se “në momentet më të rënda të historisë së popullit shqiptar të Kosovës, në kohën kur shteti serb zbatonte planin gjenocidal “Patkoi”, Atë Antonio Bellusci e denoncoi me tërë forcën intelektuale në opinionin publik të Italisë.
“Me pikëllim të madh morëm lajmin për vdekjen e Atë Antonio Bellusci, që pasqyronte hulumtuesin e përkushtuar të kulturës iliro-shqiptare, studimet etnografike të së cilit hodhë ndritë mbi trashëgiminë gojore të arbreshëve në itali dhe Greqi. Në momentet më të rënda të historisë së popullit shqiptar të Kosovës, në kohën kur shteti serb zbatonte planin gjenocidal “Patkoi”, Atë Antonio Bellusci e denoncoi me tërë forcën intelektuale në opinionin publik të Italisë! Në shenjë nderimi për këtë atdhetar dhe humanist të madh, Kuvendi i Kosovës duhet të mbajë një senacë të jashtëzakonshme dhe të shpallë ditë zije!”, ka shkruar Mahmuti.
I quajtur edhe si “Ati shpirtëror i arbëreshëve të Italisë”, Belushi është ka dhënë dëshmi të panumërta për mbrojtjen e kauzës shqiptare, sidomos asaj të Kosovës, si klerik dhe veprimtar shkencor e humanitar, gjithandej nëpër botë.