Dy raste të vdekjeve të foshnjave kanë ndodhur në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK. Në polici është raportuar se rasti ka ndodhur si pasojë e neglizhencës së mjekëve.
Drejtori i Gjinekologjisë, Zef Ndrejaj i ka thënë Insajderit se bëhet fjalë për aborte e jo për neglizhencë të mjekëve.
“Informacioni është gabim, kush e ka dhënë unë nuk po e di por nuk janë vdekje të fëmijëve por janë aborte. Njëra ka abortu 21 javë e tjetra 15. Janë aborte që kanë ardh me fëmijë të vdekur nga shtëpia. Abortet ndodhin për çdo ditë jo nga një por këto nga 15 javë ndodhin shpesh”, ka thënë Ndrejaj.
Nga Prokuroria kanë thënë se janë duke i ndërmarrë veprimet hetimore për ta ndriçuar në plotëni këtë rast.
“Lidhur me këtë çështje ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit ka lëshuar urdhëresë për t’iu bërë autopsia trupave të pajetë (dy foshnjave), derisa është iniciuar rast “Trajtimi i pandërgjegjshëm mjekësor”, sipas KPRK-së”.
Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…