Tre burra të saporekrutuar kanë vdekur në një qendër stërvitore ushtarake ruse, ndërsa shkaqet e vërteta nuk dihen ende.
Tre ushtarë të rekrutuar si pjesë e mobilizimit të pjesshëm të shpallur nga presidenti rus Vladimir Putin kanë vdekur në një qendër trajnimi në rajonin e Sverdlovsk.
Për këtë çështje foli deputeti i Dumës së Shtetit Maksim Ivanov.
“Po, konfirmoj se tre vdiqën. Njëri nga rekrutët vdiq nga një atak në zemër, ndërsa tjetri u vetëvra. I treti u pushua nga puna dhe u dërgua në shtëpinë e tij, ku vdiq menjëherë nga një infeksion në mëlçi”, tha Ivanov.
Në fakt, në lokalin e qendrës stërvitore të repartit ushtarak është gjetur i vdekur personi që u vetëvra. Sipas informacioneve të gazetarëve, ai ka pasur plagë në qafë, ndërsa pranë tij është gjetur një brisk.
Vdekja e ushtarit tjetër, i cili sipas burimeve ruse ka ndërruar jetë si pasojë e një dëmtimi në mëlçi, mbetet mister. Në rajonin e Novosibirsk gjatë rekrutimit të pjesshëm shitja e pijeve alkoolike është ndaluar në dyqanet e vendosura pranë zyrave të rekrutimit dhe akademisë më të lartë ushtarake.
Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…