Pasi të paktën 1,300 njerëz vdiqën gjatë pelegrinazhit të haxhit të këtij viti në Arabinë Saudite, dëshmitarët dhe ekspertët thonë se një kombinim i temperaturave përvëluese dhe vështirësive me kontrollin e turmës e bënë ngjarjen e shenjtë çorientuese dhe të rrezikshme.
Në vendet e shenjta islame në Mekë gjatë pelegrinazhit pesë-ditor, temperaturat u rritën deri në 49 gradë Celsius. Dëshmitarët përshkruanin njerëzit duke vjellull dhe duke i rënë të fikët në kushte ekstreme ndërsa përpiqeshin të kryenin ritualet e Haxhit nëpër qytet.
“Njerëzit po binin në rrugë,” tha Muhammed Adnan Chishti, një mësues 37-vjeçar i Islamit me qendër në Hong Kong.
Ai tha se mbyllja e rrugëve pranë Mina-s, ku pelegrinët kryejnë një ritual që simbolizon gurëzimin e djallit, nënkuptonte se njerëzit duhej të ecnin për orë të tëra në “vapë të zjarrtë”.
“Ajo që duhej të merrte 10 minuta kohë në këmbë zgjati 3 deri në 4 orë,” tha Chishti, duke shtuar se shumë pelegrinë nuk ishin në dijeni të mbylljes së rrugës, të cilën autoritetet kishin zbatuar për të menaxhuar turmat. Vrullimi i njerëzve përgjatë rrugës së tërthortë alternative la shumë njerëz nën diellin përvelues për orë të tëra, tha ai.
“Pashë që ishte një grua pranë meje,” tha Chishti. “Asaj i ra të fikët nga vapa e fortë. Filluam t’i hidhnim ujë për ta ftohur dhe ta ushqenim me vitamina, por asaj i ra të fikët. Më pas ajo vjelli në këmbën time. Situata ishte e tmerrshme.”