LAJME

Vdes Jeff Bieley, miku i madh i Kosovës

Në orët e paradites së sotme, në Florida ka vdekur Jeff Bieley, miku i madh i Kosovës.

Bieley ka qenë zëdhënës i OSBE-së, këshilltar i Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm (PSSP), zv. Shef i ICO-s për veriun, shef i Zyrës Politike të OSBE-së në Kosovë, etj.

Gjatë luftës në Kosovës, ai ka punuar si gazetar dhe raportues për media ndërkombëtare.

Për vdekjen e tij kanë shprehur ngushëllime shumë kosovarë.

Në mesin e tyre edhe Ramiz Lladrovci, kryetar i Komunës së Drenasit.

Edhe shefi i Marrëdhënieve me Qeverinë Prishtinë/Tiranë në Komisionin Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur – ICMP, Luigj Ndou, ka shkruar për vdekjen e tij.

“Kushdo që ka patur rastin ta takojë Jeffin e kupton se çfarë do të thotë humbja e tij. Modestia, njerzillëku, humanizmi dhe shumë virtyte tjera e karakterizonin. Kontributi i tij në të gjitha proceset që ka kaluar vendi ynë nuk do të harrohet. Jeffi ka mbajtur pozicione të larta në mekanizma ndërkombëtarë si zëdhënës i OSBE, këshilltar i PSSP, zv. Shef i ICO për Veriun, shef i zyrës Politike të OSBE në Kosovë etj. Në të gjitha vendet ku ka punuar kontributi i tij ka qenë maksimal. Mbi të gjitha ne por edhe vendi jonë humbi sot një njeri të jashtëzakonshëm, një mik të madh edhe atëherë kur nuk kishim shumë të tillë, dhe një figurë me rëndësi. Ngushëllimet më të sinqerta për mamanë, vëllain dhe të gjithë miqtë e Jeffit anekënd trevave shqiptare”, ka shkruar Ndou.

FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

“Ta mposhtim çdo armik të Amerikës”: Mesazhi i presidentit Trump për kadetët, përfshirë edhe ata nga Kosova“Ta mposhtim çdo armik të Amerikës”: Mesazhi i presidentit Trump për kadetët, përfshirë edhe ata nga Kosova

“Ta mposhtim çdo armik të Amerikës”: Mesazhi i presidentit Trump për kadetët, përfshirë edhe ata nga Kosova

Në ceremoninë solemne të diplomimit në akademinë prestigjoze ushtarake “West Point” në New York, presidenti…

8 orë ago
Shqipëria dominoi Serbinë, por fati mungoi – barazim pa gola në “Air Albania”Shqipëria dominoi Serbinë, por fati mungoi – barazim pa gola në “Air Albania”

Shqipëria dominoi Serbinë, por fati mungoi – barazim pa gola në “Air Albania”

Shqipëria ka marrë vetëm një pikë përballë Serbisë, pasi ndeshja që u zhvillua në kuadër…

9 orë ago
Ukrainasit publikojnë pamje të reja të sulmit kundër bombarduesve rusUkrainasit publikojnë pamje të reja të sulmit kundër bombarduesve rus

Ukrainasit publikojnë pamje të reja të sulmit kundër bombarduesve rus

Siguria Ukrainase (SBU) ka publikuar pamje të reja nga operacioni “Rrjeti i Merimangës”, ku shfaqet…

14 orë ago

Ndihmësi i Trumpit sulmon Elon Musk: Emigrant i paligjshëm, do vetëm lekë!

Në fillimin e presidencës së dytë Trump, një nga ndihmësit e ngushtë të tij, Steve…

15 orë ago

Ukrainasit nuk ndalen, rrëzojnë avionin luftarak rus Sukhoi në Kursk

Një javë pasi Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës kreu një sulm të madh me dronë…

15 orë ago

Qorrolli: Populli ynë “kurban” ka zgjedhur vet kasapin me zgjedhjet e fundit – tash t’i durojnë rritjen e tarifave

Adem Qorrolli, ekspert i ekonomisë, ka qenë shumë i ashpër me Qeverinë për mosreagimin konkret…

18 orë ago