BOTA

Vdes pastori duke u munduar të imitojë atë që kishte bërë Krishti në Bibël

Një pastor në Mozambik ka vdekur pasi u përpoq të agjëronte për 40 ditë, duke imituar atë që thuhet se ka bërë Krishti në Bibël.

Francisco Barajah, themeluesi i Kishës Ungjillore Santa Trindade, vdiq në një spital në qytetin Beira, ku u dërgua në gjendje kritike, raportoi BBC-ja.

Pas 25 ditësh pa ushqim dhe ujë, ai kishte humbur peshë deri në atë pikë sa nuk mund të ngrihej në këmbë. Ai ishte 39 vjeç, derisa ishte dërguar në spital me insistimin e të afërmve dhe ndjekësve.

Barajah u diagnostikua me anemi akute dhe dështim të organeve të tij të tretjes. Ai u rihidratua me serume dhe u bë një përpjekje për të futur ushqime të lëngshme në organizmin e tij, por ishte tepër vonë.

Pastori ishte gjithashtu një mësues i frëngjishtes në qytetin Messica në provincën qendrore të Manica, në kufi me Zimbabvenë.

Anëtarët e kishës Santa Trindade thanë se ishte e zakonshme që pastori dhe ndjekësit e tij të agjëronin, por jo për aq gjatë.

Vëllai i tij Marques Manuel Barajah tha se pastori kishte agjëruar, por ai kundërshtoi diagnozën mjekësore për vdekjen e tij.

“E vërteta është se vëllai im vuante nga presioni i ulët i gjakut”, tha ai.

Nuk është raporti i parë i një përpjekjeje kaq vdekjeprurëse për të imituar agjërimin 40-ditor të Krishtit në shkretëtirë, siç përshkruhet në Ungjillin e Mateut.

Në vitin 2015, një burrë nga Zimbabveja vdiq pas 30 ditësh, thanë mediat lokale. Në vitin 2006, një mjek britanik zbuloi se një grua vdiq në gjysmë të rrugës gjatë një agjërimi të ngjashëm në Londër.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Çfarë përmban plani me 14 pika i paqes SHBA-Iran

Memorandumi i Mirëkuptimit mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit synon të zgjerojë armëpushimin mes palëve…

2 orë ago
  • POLITIKE

“Zverneci po përdoret politikisht”/ Gazetari i “New York Times” në Vlorë: Akuza të pavërteta “nxijnë” Shqipërinë

Në një kohë kur projekti i Zvërnecit ka marrë mbështetjen e shteteve të bashkuara të…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

SPAK sekuestron edhe hotelin e famshëm me 5 yje në Jalë

Ky që shihni në foto është hoteli Zig Zag në Jalë, që është sekuestruar sot…

1 ditë ago
  • POLITIKE

Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave

Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka dhënë një intervistë për revistën italiane ‘Vanity Fair’ me gazetaren…

2 ditë ago
  • KRYESORE

SHBA-ja paralajmëron “përshtatje të kontributit” në KFOR

Shtetet e Bashkuara pritet të bëjnë ndryshime në kontributin e tyre në misionin e NATO-s…

2 ditë ago
  • BREAKING NEWS

Trump: Marrëveshja me Iranin është nënshkruar

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se marrëveshja mes SHBA-së…

3 ditë ago