Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka përdorur si pretekst emërimin e Nenad Rashiqit në krye të Ministrisë për Komunitete, për të mos shkuar në samitin BE-Ballkan Perëndimor, që do të mbahet me 6 dhjetor në Tiranë.
Kështu së paku pretendon Blerim Vela – këshilltar i Presidentes së Kosovës.
“Histeria e Vuçiqit është një përpjekje e dështuar për të fshehur arsyet e vërteta për refuzimin e pjesëmarrjes në samitin BE-Ballkan Perëndimorë në Tiranë”, ka shkruar Vela në Twitter, transmeton Telegrafi.
Sipas Velës janë dy arsye për këtë tentim fshehje:
Shpërqëndrimi i vëmendjes pas emërimit të një lugati rus, në krye të shërbimit sekret serb dhe dyta është pasi që Deklarata e samitit kërkon nga 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Serbinë, që t’i bashkohen BE-së në sanksionet ndaj Rusisë”, ka shkruar Vela.
Më 6 dhjetor në Tiranë mbahet samiti i parë mes liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.
Në faqen zyrtare të Këshillit të Bashkimit Evropian thuhet se samiti është një mundësi për të rikonfirmuar rëndësinë kyçe të partneritetit strategjik midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, një rajon me një perspektivë të qartë të BE-së.
Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth thotë se objektivat e operacionit ‘Epic Fury’ mbeten të njëjta:…
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi një telefonatë me homologun e tij iranian, Masoud…
Ndërsa lufta në Lindjen e Mesme po përshkallëzohet, vëmendja po përqendrohet gjithnjë e më shumë…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, paralajmëroi Iranin se do të përballet me pasoja…
Presidentja Vjosa Osmani ka marrë pjesë në një iftar të shtruar në Lipjan ku ka…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi senjë nga arsyet pse Kryeministri Albin Kurti ndryshoi qëndrim…