FOTO&VIDEO

Velipoja, e pushtuar nga mbeturinat

Qytetarët e Shkodrës, të cilët zgjodhën që fundjavën e festave të nëntorit të bëjnë xhiro në breg të detit në Velipojë, në vend të relaksimit, u përballën me pamje aspak të këndshme.

Prej gati një jave, bregdeti i Velipojës po përballet me ndotje të rëndë mjedisore, pasi reshjet intensive kanë sjellë në breg tonelata mbetjesh të transportuara nga lumenjtë e fryrë.

Siç duket edhe në pamje, mbetjet plastike dhe ato urbane kanë krijuar një pamje shqetësuese për ekosistemin dhe për një nga zonat turistike më të vizituara të veriut.


Pavarësisht kësaj, institucionet si Bashkia Shkodër, Ministria e Mjedisit apo Agjencia Kombëtare e Mjedisit duket se janë në gjumë.

Teksa mund të ndërhynin urgjentisht, autoritetet kanë njoftuar një aksion të gjerë pastrimi vetëm me 10 dhjetor, ku pritet të angazhohen 1 mijë vullnetarë, organizata mjedisore nga gjithë vendi, apo dhe përfaqësues të institucioneve.

Teksa janë ne pritje të kësaj date, mbetjet do të ngelen në breg, si një kërcënim serioz, pasi efektet negative janë të shumta, plastika futet në këtë mënyrë në zinxhirin ushqimor përmes produkteve të detit e nga ana tjetër plehrat masive shkatërrojnë habitatin natyror.

Autoritetet vendore, por edhe ato qendrore, duket se po e trajtojnë këtë problematikë si një nismë qytetare dhe jo si një emergjencë.

Madje në raste të tilla duhet të ndërhyjnë për të ndihmuar në përballimin e kësaj edhe Forcat e Armatosura, çka ka ndodhur në raste të ngjashme në të kaluarën.

Institucionet shqiptare mund të merrnin shembull nga Dubrovniku, qyteti i Kroacisë, jo shumë larg Shqipërisë, ku ekipeve të pastrimit iu deshën vetëm 3 ditë për të pastruar plazhet nga mbetjet që sollën përmbytjet.

Situata në Velipojë është alarmante, ndërkohë bregdeti shqiptar përballet vazhdimisht me një situatë të ngjashme, pasi lumenjtë sjellin tonelata mbeturinash që hidhen pa kriter përgjatë rrjedhës së tyre, duke i shkaktuar mjedisit një dëm me pasoja të mëdha.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

2 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

4 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

4 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

5 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

5 orë ago
  • KRYESORE

Osmani kërkon ndryshime kushtetuese: Presidenti të zgjidhet direkt nga populli

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…

8 orë ago