Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, ka kritikuar zëvendëskryeministrin në detyrë, Haki Abazi.
Veliu ka thënë se Abazi ka pasur dëshirë të jetë pjesë e LDK-së, mirëpo një rast të tillë nuk ia kanë ofruar atij.
“Njeriu që nuk la njeri brenda e jashtë LDK-së pa përgjëruar që t’i hapej dera e Lidhjes Demokratike, që të akomodohej tek ne, tash vjell vrer e helm ndaj partisë që mbeti një ëndërr e pa realizuar e tij. Haki Abazi, derisa drejtonte një fondacion, përmes miqve të mi disa herë bëri përpjekje të më takonte me qëllim që të bëhej pjesë e LDK-së, por asnjëherë s’ia ofrova një rast të tillë”, ka shkruar Veliu në Telegraf.
Më tej nënkryetari i LDK-së, ka thënë se Abazi po bëhet avokat i LVV-së.
“Njeriu i konspiracioneve, që lakoi emra për vrasjen e kolonel Ahmet Krasniqit, kurse për vdekjen në burg të Astrit Deharit i bëri përgjegjës aktivistët VV-së, tash i akomoduar pikërisht në VV, po bën avokatin më të zëshëm të tyre, duke akuzuar e shpifur ndaj zyrtarëve të lartë të LDK-së. Në fakt, ai veç po e tregon fytyrën e vërtetë.
Haki, me gjithë respektin më të lartë për babin tënd, i cili ishte një veprimtar e aktivist i palodhshëm i viteve ’90-ta, më duhet ta bëj një pyetje: argat i kujt je ti?
E dimë se ke bërë turr të marrësh bajrakun të dëshmohesh si më i devotshmi dhe më i zëshmi i ushtrisë propagandistike, por kjo nuk të jep të drejtë të bësh shpifje e fyerje. Përmbahu Haki”, ka pohuar Veliu.
Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…
Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…
Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…
Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve,…