Është më shumë se i sigurt se në Shpirag ka naftë. Dhe kjo është përgjigja pas një përvoje të gjatë në sektorin e hidrokarbureve. Ish drejtori i Institutit Gjeologjik të naftës dhe drejtor prej disa dekadash i departamentit të Hidrokarbureve në Ministrinë e Energjetikës, Prof. Stavri Dhima, autor edhe i doktoraturës me tematike studimin e vendburimit të naftës në Shpirag, i përgjigjet kështu pyetjes nëse ka apo jo naftë në këtë zonë.
“Ne kemi naftë në Shpirag, në këtë që quhet zona naftëmbajtëse, sepse Shpiragu është mali vetë”, tha Dhima
Debatit të madh të ditës nëse do të ketë apo jo përfitime nga investimi i rëndësishëm i kompanisë holandeze, prof Dhima i përgjigjet duke dhënë shifra konkrete:
“Janë të shkruara në marrëveshje, ndërkohë nga ana tjetër jepet edhe një grant për qeverinë, i cili në rastet kur kjo është më e madhe se 2.5 është 5%, pra marrim një 10%, marrim bonuset që janë sipas nivelit të prodhimit. Kur janë mbu8luar shpenzimet, atëherë kjo del me fitim ,pra veç të ardhurave merr edhe 50% të fitimit”, u shpreh prof Dhima.
Kompania hollandeze SHELL qe ka nënshkruar marrëveshjen hidrokarburev me qeverinë shqiptare është themeluar në vitin 1907, punon në 70 vende të botës dhe në Shqipëri ushtron veprimtarinë e biznesit prej vitit 1994.
Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…