Plani i Suedisë për të luftuar koronavirusin u kundërshtua ashpër jo vetëm nga vendet europiane të cilat vendosën masa ekstreme të distancimit social, por edhe nga vetë Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Por zyrtarët e Suedisë u shprehën më herët se koha do ta tregonte nëse vendi kishte të drejtë apo jo, pasi ata zgjodhen bashkëjetesën me koronavirusin dhe forcimin e imunitetit. Vetëm kështu popullsia do të krijonte imunitet në masë për të luftuar sëmundjen.
Para pak ditësh ishte vetë OBSH, e cila ka vlerësuar punën e Suedisë si një vend model për pjesën tjetër të botës në luftën kundër koronavirusit.
Drejtori ekzekutiv i Programit të Emergjencave, vlerësoi sistemin e kujdesit shëndetësor të Suedisë duke thënë se ka bërë lëvizjet e duhura që nga fillimi i shpërthimit.
Një deklaratë ka ardhur së fundmi nga epidemiologu suedez që i drejtohet kryesisht Greqisë, por edhe Italisë, Francës, Belgjikës, Spanjës dhe disa shteteve të SHBA-së, të cilat izoluan tërësisht popullsitë e tyre, mbyllën çdo aktivitet dhe paralizuan jetën dhe aktivitetin në vend.
…
Epidemiologu ka fobitë e tij, se ky virus prej andej nga erdhi mund të vijë prapë. Por, banorët e vendit të tij, mbi 40% kanë fituar tashmë imunitet ndaj tij, pikërisht sepse nuk u mbyllën.
…
Në vjeshtë, siç parashikojnë disa, “koka të mëdha” që virusi do të shfaqet si padashur sërish (nga e dinë, kjo është një tjetër çështje për diskutim, gjykim dhe ndëshkim), këto vende do të kalojnë të njëjtën situatë atëherë. Që do të thotë, do të izolohen sërish, do të paralizojnë ekonomitë dhe njerëzit nuk do të preken nga virusi, por nga varfëria, skamja dhe më pas nga kaosi social.
…
Shkollat, restorantet, kafenetë dhe të gjitha dyqanet në Suedi kanë qëndruar të hapura, duke zbatuar disa rregulla të higjenës publike dhe disatancimit social, si dhe u është dhënë mundësia atyre që mund dhe kanë hapësirën profesionale, të punojnë nga shtëpia.
Klasat janë me 16 nxënës dhe nuk lejohen grumbullimet me mbi 50 persona. Dhe Suesia rezulton vendi me më pak të prekur simptomatikë dhe të vdekur (3.040), krahasuar me të gjitha vendet e tjera të BE-së dhe Europës.
…
Epidemiologu suedez ka deklaruar se koha do ta vërtetojë edhe më mirë se kush ka patur të drejtë, apo se cila ishte strategjia e duhur në përballje me Covid-19.
…
Epidemiologu në fjalë është kthyer në një person idhull për sudezët, teksa mbajti përgjegjësinë e një strategjie shpëtimi, që realisht rezultoi e duhura dhe pa asnjë pasojë për individët dhe ekonominë e vendit.
…
Epidemiologu thotë me zë të lartë se: Metoda “lockdown” / izolim / mbyllje nuk ka asnjë bazë shkencore. Dhe duhet të mos harrojmë që është një sëmundje që nuk zhduket, nëse vërtetohet që u krijua.
…
Lidhur me vaksinën, epidemiologu tha:
“Është gabim i madh të rrimë dhe të presim sa të gjendet vaksina. Që të gjendet vaksina do të kalojë shumë më shumë kohë sesa mendoni, apo sesa nga ajo që ju thuhet. Por edhe nëse del/gjendet, nuk do i dimë cilësinë. Duhet provuar. Një arsye më shumë për hartim politikash afatgjata të shëndetit publik.”
…
Për coronavirus-in tashmë ka një kurë dhe është bërë publike nga SHBA.