KRYESORE

Vendimet e Qeverisë për parandalimin e koronavirusit mbesin në fuqi deri në këtë datë

Qeveria në detyrë e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku ka vendosur të mbesin në fuqi deri më 6 prill, vendimet që kanë për qëllim parandalimin dhe kontrollit të përhapjes së koronavirusit.

Qeveria thotë se me propozimin e Ministrisë së Shëndetësisë, është marrë vendim që të mbetet në fuqi deri më 6 prill masa e shpalljes emergjente për shëndetin publik, si dhe vendimi i cili ndalon qarkullim e qytetarëve dhe automjeteve private gjatë orës 17:00-06:00, përveç nevojave mjekësore, prodhim, furnizim dhe shitje të mallrave esenciale dhe për shërbime dhe aktivitete që ndërlidhen me menaxhim të pandemisë.

Pastaj, ndërprerja e procesit edukativo-arsimor në institucionet arsimore publike dhe private, me rekomandim që të lirohet njëri prind nga puna (kjo masë nuk vlen për punëtorët shëndetësorë dhe për punëtorët në sektorin e sigurisë).

Gjithashtu, deri më 6 prill, ndalohen hyrje daljet e qytetarëve në Komunën e Klinës dhe Malishevës.

Qeveria nëpërmjet një komunikate thotë se Ministri i Ministrisë së Shëndetësisë, jo më vonë se 3 prill 2020, vendimet e mësipërme i rishqyrton, në konsultim me Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, ekspertë dhe ministritë tjera të linjës, për të vlerësuar efikasitetin dhe domosdoshmërinë e masave të përcaktuara, si dhe i jep rekomandim Qeverisë së Republikës së Kosovës lidhur me vazhdimin ose jo të vendimeve përkatëse.

“Situatën epidemiologjike, ministri i Ministrisë së Shëndetësisë do ta ri-analizojë çdo ditë dhe në lidhje me secilin vendim të lartcekur dhe pas konsultave paraprake, mund t’i rekomandojë Qeverisë mbetjen në fuqi të vendimit, ndryshimin apo plotësimin e masave të përcaktuara me Vendim ose shfuqizimin e vendimit. Obligohen institucionet e Qeverisë së Republikës së Kosovës të ndërmarrin veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi”, thuhet në njoftim.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Operacion i madh kundër krimit të organizuar në Kosovë, përfshihen Europol dhe autoritetet e disa shteteve evropiane

Policia e Kosovës, nën monitorimin e Prokurorisë Speciale dhe në bazë të urdhëresës së Gjykatës…

9 orë ago
  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

1 ditë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

2 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

2 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

2 ditë ago