Kryetari i Lëvizjes Kombëtare të Serbisë dhe bartësi i listës “Serbia kundër dhunës”, Miroslav Aleksiç, ka thënë sot se vendimi i Qeverisë së Serbisë për të lejuar lëvizjen e lirë të të gjitha automjeteve nga Kosova nga viti i ri është dëshmi se. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është “i gatshëm të bëjë gjithçka për të ruajtur pushtetin e tij”.
“Ndërsa në rrugët e Beogradit po rrahin studentët që po protestojnë në mënyrë paqësore kundër vjedhjes së zgjedhjeve dhe kërkojnë anulimin e zgjedhjeve të vjedhura, ata po i lënë serbët në Kosovë në mëshirën e Kurtit”, tha Aleksiç në një deklaratë me shkrim.

Ai shtoi se duhet të mbahet mend se për shkak të atyre tabelave, serbët e Kosovës bllokuan rrugët, u larguan nga institucionet në Kosovë, bojkotuan zgjedhjet
“Natyrisht, e gjithë kjo me rekomandimin e patriotit të madh Aleksandar Vuçiq, për të cilin e gjithë kjo ishte padyshim një shfaqje dhe jeta e serbëve në krahinën tonë jugore është në vendin e fundit për të. Do të vijë dita kur do të zbulojmë se çfarë u ka premtuar të huajve dhe mesa duket na ka futur në shumë borxhe”, tha Aleksiç.
Ai pyeti se si është e mundur që Serbia të jetë i vetmi vend ku ambasadori amerikan dhe ai rus kanë të njëjtat pikëpamje.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi një telefonatë me homologun e tij iranian, Masoud…
Ndërsa lufta në Lindjen e Mesme po përshkallëzohet, vëmendja po përqendrohet gjithnjë e më shumë…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, paralajmëroi Iranin se do të përballet me pasoja…
Presidentja Vjosa Osmani ka marrë pjesë në një iftar të shtruar në Lipjan ku ka…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi senjë nga arsyet pse Kryeministri Albin Kurti ndryshoi qëndrim…
Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…