Vendimi për kufizim të lëvizjes po krijon tollovi dhe mundësi të përhapjen së koronavirusit

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka apeluar te Qeveria e Kosovës që ta rishqyrtojë vendimin për kufizimin e lëvizjes në orar të caktuar.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Muharremaj ka thënë se ky vendim ka krijuar më shumë tollovi dhe mundësi të përhapjes së virusit në orët e lira të lëvizjes.

“Frekuentimi i madh është bërë pikërisht në këtë periudhë. Mendoj se kjo duhet të rishqyrtohet sërisht nga ekspertët”, ka shkruar Muharremaj, derisa postimit i ka bashkangjitur edhe një fotografi ku shihet një numër i madh i qytetarëve në një market atje.