FOTO&VIDEO

Veriu i Mitrovicës mbushet me simbolin rus që po përdoret në pushtimin e Ukrainës

Në komunat veriore të Kosovës janë vendosur grafite pro ruse “Z”, e cila është simbol i forcave ruse në agresionin ushtarak në Ukrainë.

KosovaPress raporton se këto grafite janë shënuar nga aktivistë të Listës “Srpska”.

Ky veprim është vazhdimësi e veprimeve të strukturave serbe me qëllim destabilizimin e situatës së sigurisë. Këto veprime janë shtuar në veçanti tani para zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale të 3 prillit, të cilat priten të mbahen në Serbi.

Presidenti serb Vuçiq është duke u munduar që të tërheq vëmendjen nga problemet e mëdha me të cilat është duke u përballur duke u munduar që të zhvendos vëmendjen rreth temës së Kosovës. Ai përmes Listës “Srpska” është duke u munduar që te fitojë vota nga temat nacionaliste dhe elementet pro ruse në shoqërinë serbe.

Ndërkohë që lufta në Ukrainë është duke vazhduar, Serbia mbetet vendi i vetëm në Evropë i cili nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë. Serbia nuk ka ndaluar as transmetimin e mediave shtetërore ruse, të cilat janë cilësuar si transmetues të propagandës ruse. Ndërsa që mediat serbe vazhdojnë të publikojnë artikuj në mbështetje të Rusisë. Në Beograd janë mbajtur protesta në mbështetje të agresionit rus dhe janë shfaqur murale të Putinit, ndërkohë që kompania ajrore “Air Serbia” gjithashtu së fundi është kritikuar edhe për rritje të numrit te fluturimeve me Rusinë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Osmani pretendon: Kurti s’e do presidenten që merret me politikë të jashtme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi senjë nga arsyet pse Kryeministri Albin Kurti ndryshoi qëndrim…

2 orë ago
  • KRYESORE

Osmani: I kisha votat për presidente, por Kurti nuk më kandidoi

Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…

3 orë ago
  • KRYESORE

Trump: Lufta mund të përfundojë shpejt, SHBA-të po shqyrtojnë kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…

3 orë ago
  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

7 orë ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

7 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

8 orë ago