POLITIKE

Veseli: Të bëhen sa më shumë teste, që të shkurtojmë kohën e karantinës e të rivëmë në lëvizje ekonominë

Kryetari i PDK-së, Kasri Veseli, u ka bërë thirrje institucioneve përgjegjëse që të kryejnë sa më shumë teste, në mënyrë që të identifikohen dhe trajtohen të gjithë personat e infektuar me koronavirus.

Ai ka thënë se periudha e izolimit nuk ka kuptim nëse nuk shoqërohet nga teste masive për të gjetur sa më shumë raste e për ti trajtuar, njofton Klan Kosova.

Veseli ka shkruar në faqen e tij në Facebook se çdo vonesë e mëtejshme me testimet do të na kushtojë shumë shtrenjtë, jo vetëm në jetë njerëzish, por edhe në dëm të pallogaritshëm ekonomik.

”Sot vizitova fabrikën “Elkos” në Pejë ku bisedova problemet aktuale të ekonomisë e bisedova për pakon e shpëtimit dhe rimëkëmbjes ekonomike që ka propozuar PDK-ja. Jam i gëzuar që kjo kompani vazhdon të prodhojë ndërkohë që punonjësit janë duke zbatuar maksimalisht masat mbrojtëse. Mirëpo duhet që sa më parë edhe kompanitë e tjera private të kenë mundësi të rikthehen në punë në mënyrë që ekonomia jonë të vihet sërish në lëvizje. Prandaj ne kemi nevojë urgjente për një fushatë gjithëpërfshirëse testimesh që të identifikojmë sa më shpejt ata që janë të infektuar, në mënyrë që t’i izolojmë të kujdesemi siç duhet për ta. Ne e kemi përsëritur shumë herë muajin e fundit, nevojën për më shumë testime si rekomandim i OBSH-së por edhe si përvojë e vendeve që kanë pasur sukses në luftën kundër pandemise. Qeveria e Kosovës ende po mban një nivel shumë të ulët të testimeve krahasuar me vendet e tjera të Evropës. E gjithë kjo periudhë izolimi ka kuptim nëse kjo kohë përdoret për të testuar masivisht për të identifikuar edhe të infektuarit që nuk shfaqin simptoma. Çdo vonesë e mëtejshme me testimet do të na kushtojë shumë shtrenjtë jo vetëm në jetë njerëzish, por edhe në dëm të pallogaritshëm ekonomik”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Trump: Çmimi i lartë i naftës është i vogël për paqen në botë, shumë shpejt do bie

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, komentoi në rrjetin social Truth Social rritjen e ndjeshme të…

9 minuta ago
  • KRYESORE

Nenad Rashiq për deklaratën për Manastirin e Deçanit: Ngatërrova dy ngjarje, kërkoj falje që krijova konfuzion

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, është deklaruar lidhur me komentin e tij dhënë…

2 orë ago
  • KRYESORE

Shpërthime të fuqishme dëgjohen në Dubai

Shpërthime janë dëgjuar mbi Dubai herët këtë mëngjes dhe ka pasur aktivitet të aeroplanëve luftarakë.…

4 orë ago
  • BREAKING NEWS

Djali i Khameneit zgjidhet udhëheqës suprem i Iranit

Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…

15 orë ago
  • KRYESORE

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, vdes një tjetër ushtar amerikan

Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…

16 orë ago
  • KRYESORE

Çfarë po ndodh pas sulmeve të reja në Teheran? Përdoruesit e mediave sociale të shqetësuar për kimikatet në tym

Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…

22 orë ago