Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se brenda 12 muajsh vendi do të shkojë në zgjedhje.
Ai në emisionin Rubikon është pyetur nëse është hatëruar në presidentin Thaçi i cili ndihmoi formimin e qeverisë së re, duke i shkuar në shtëpi deputetit Haxhi Shala.
Veseli ka thënë se Thaçin e ka mik të mirë, por që PDK-në e udhëheq ai vet dhe se nuk i përzihet askush.
I pari i PDK-së, ka thënë se Kosovës i duhet një ndryshim, pasi që qytetarët nuk janë të kënaqur me këso lloj qeverish.