Vetaksident në Siqevë të Prishtinës, lëndohet një person

Një person ka marrë lëndime trupore si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në fshatin Siqevë të Prishtinës.

Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor.

Kështu bëri të ditur për Klankosova.tv zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 14:00 në fshatin Siqevë të Prishtinës, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë.Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor.Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti”.