28-vjeçari, Ilir Dokaj, i dyshuar për vrasjen e ish-të fejuarës, Shejla Bakija, 19 vjeçe në Mal të Zi është vetëdorëzuar në komisariat, pak orë pas mesnatës.
Dokaj ishte në arrati prej katër ditësh, pasi qëlloi për vdekje 19-vjeçaren si dhe plagosi rëndë babain e saj.
Ngjarja tronditi publikun, ku të gjithë përfaqësuesit e partive politike reaguan dhe kërkuan drejtësi.
Gjithashtu qindra qytetarë u mblodhën në qytezën e Tuzit duke kërkuar nga Drejtoria e Policisë, ministria e Punëve të Brendshme dhe zëvendëskryeministri nisjen e një hetimi urgjent.
Sipas tyre ngjarja mund të ishte parandaluar, pasi Shelja e kishte raportuar të fejuarin e saj dhe në gusht të këtij viti.
“Më 25 gusht 2021, rreth orës 23:00, isha në shtëpinë e prindërve të mi, Karabuško Polje BB, Ilir erdhi, hyri në oborr dhe u ngjit në tarracë. Kur e pashë, u përpoqa ta mbaja derën, por Iliri e shtyu dhe hyri në shtëpi. Pastaj më kërcënoi: Nuk do të ketë asnjë tjetër në qiell apo në tokë. Nuk do të të lejoj të martohesh me një tjetër! Gjaku do të derdhet për këtë gjë!”, kishte deklaruar ajo në raportin e saj për policinë.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi senjë nga arsyet pse Kryeministri Albin Kurti ndryshoi qëndrim…
Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…
Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…
Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…
Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…