Serbia i ka dhënë donacion Kosovës, 1000 teste për coronavirus, dhe pranimi i tyre nga ana e Kosovës ka nxitur reagime të shumta. Një veteran i UÇK’së, dhe ish’polic i Kosovës, që tani vazhdon jetën në karrocë, ka shprehur mllef për veprimin e shtetit të Kosovës, i cili ka pranuar donancionin me teste nga Serbia.
Mazllum Bajraktari nga Rahoveci, ish’pjesëtar i UÇK’së, e pas luftës edhe pjesëtar i policisë së Kosovës, njësiti elit i saj, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka reaguar kundër asaj se sa me lehtësi shteti i Kosovës ka pranuar donacionin me teste nga Serbia.
Ai ka thënë se edhe po të arrinte të gjente shërim në Serbi, këtë do ta refuzonte.
“Nkarroc i paralizum jam veq me mthan ka ilaq ne Serbi kurr kurr nuk kisha pranu!”, ka shkruar Bajraktari.