BREAKING NEWS

Vetëvendosja e LDK-ja dakordohen për bashkëqeverisje, pa pazare politike

Ka përfunduar takimi i kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa dhe kandidates për kryeministre të LDK-së, Vjosa Osmani.

Kryetari i LVV-së njëherësh kandidat për kryeministër nga kjo parti, Albin Kurti, tha se është diskutuar për një marrëveshje në mes dy palëve për qeverisjen e ardhshme.

“Kosova ka humbur shumë kohë dhe pritjet e qytetarëve janë të larta. Ne kemi nisur bisedimet me idenë e përbashkët që të kemi një qeveri më efikase e një shtet më të fuqishëm. Jemi dakorduar që të kemi 30 për qind të përfaqësimit gjinor, minimalisht. Do të kemi shumë pak ministri, e zëvendësministra por do të kemi shumë më tepër angazhim e punë. Ekipet tona do të takohen për t’u dakorduar për programet tona. E uruam njëri-tjetrin për gjithçka sepse jemi pajtuar se do të qeverisim bashkë”, ka deklaruar Kurti.

Kurse Osmani është shprehur se sot kanë diskutuar vetëm në nivel të parimeve e jo edhe për detaje.

“Sapo zhvilluam takimin tonë të parë për të diskutuar mundësitë e bashkëqeverisjes. Sot kemi diskutuar në nivel të parimeve e jo të detajeve. Ne si LDK e kemi deklaruar edhe më parë se po e presim rezultatin final. Kushdo që ka fituar do të marrë postin e kryeministrit”, ka thënë ajo.

Ajo ka shtuar tutje duhet të pritet rezultati final i zgjedhjeve, megjithatë e rëndësishme është se do të bashkëqeverisin.

“Besoj se do konfirmohet presim rezultatin final të numërimit sepse është respekt ndaj qytetarëve që kanë numëruar dhe diku mbi 20 mijë vota me kusht në momentin që do numërohen ne do ua urojmë njëri-tjetrit kushdo që ka marr vota më së shumti”, ka thënë ajo.

Osmani ka konfirmuar se ekipet e të dyja partive qysh nesër do të vazhdojnë punën.

Kurse Kurti ka theksuar se sot s’kanë diskutuar për emra të përveçëm, derisa ka theksuar se s’do të ketë pazare politike.

“Ne s’kemi diskutuar për emra të përveçëm. Nuk konsiderojmë se është korrekte të iu njoftojmë pa e pasur rezultatin final. Ne do të qeverisim bashkë. Ne pazare politike nuk do të bëjmë, ato pazare politike i keni parë te PAN-i. Ne do të kemi transparencë radikale dhe do të ketë bashkëpunim të hapur pa pazare politike”, ka deklaruar Kurti.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

8 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

10 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

10 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

11 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

11 orë ago
  • KRYESORE

Osmani kërkon ndryshime kushtetuese: Presidenti të zgjidhet direkt nga populli

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…

14 orë ago