Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se nga mediat kanë kuptuar se njëri prej 22 arrestuarve në operacionin e Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë në koordinim me Europolin kundër rrjetit të trafikimit të drogës të kryer këto ditë është i afërt me këtë parti.
Vetëvendosje thotë se nuk kanë informata nga policia për këtë, por tha se kanë verifikuar emrin dhe se Komisioni disiplinor i partisë ka marrë vendim për largimin e personit me emrin e njëjtë.
Megjithatë, kjo parti thotë se ky vendim mbetet në fuqi derisa ta verifikojnë plotësisht këtë.
“Nga mediat kuptuam se njëri prej 22 arrestuarve është aluduar si i afërt me subjektin tonë. Ndonëse nga Prokuroria apo Policia nuk kemi parë asnjë informatë zyrtare me të dhënat personale të të arrestuarve. Megjithatë pas këtij informacioni ne menjëherë kemi verifikuar emrin për të parë nëse i njëjti ekziston në databazën tonë. Në këtë mënyrë, për korrektësi, në përputhje me Statutin dhe rregullat e brendshme, Komisioni ynë disiplinor ka marrë vendim për largimin e personit me emrin e njëjtë. Ky vendim qëndron në fuqi deri në sqarimin e verifikimin e plotë nëse bëhet fjalë për personin e njëjtë me atë të organeve të drejtësisë”, tha kjo parti.
Vetëvendosje tha se “përshëndet dhe mbështet aksionin e gjerë të arrestimit të rrjetit të trafikimit të drogës të kryer këto ditë nga Policia dhe Prokuroria në koordinim me Europolin”.
“Ne inkurajojmë secilin anëtarë, por edhe qytetarët e vendit që të sinjalizojnë çfarëdo fenomeni të tillë në Policinë e vendit. Paçka se duam të njoftojmë se si Lëvizje VETËVENDOSJE! jo rrallë herë kemi bërë denoncime të tilla përmes anëtarëve e aktivistëve tanë. E njëjtë do të vijojmë të bëjmë”
Në fund Vetëvendosj ftoi të gjithë anëtarët sikurse edhe qytetarët që të denoncojnë pa asnjë hezitim dhe pa kompromis çfarëdo informacioni e personi për çdo veprimtari ilegale, në dëm të rendit publik, shëndetit e sigurisë.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur të martën se pas një hetimi disamujor, ka arritur të arrestojë 22 persona dhe të shkatërrojë një grup të krimit të organizuar të trafikimit me narkotikë.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka komentuar sërish përplasjen e ashpër që pati…
Një ndjekje dramatike në Puerto de la Torre të Spanjës ka përfunduar tragjikisht me katër…
Haxhi i këtij viti në Arabinë Saudite tërhoqi numrin më të ulët të pelegrinëve në…
Një incident i pazakontë ka ndodhur të enjten në stacionin policor në Lipjan, ku një…
Ekipi serb i futbollit mbërrin sot në Tiranë për sfidën e së shtunës (7 qershor…
Elon Musk ka shpërndarë një postim ku kërkohet që Presidenti Trump të shkarkohet. Një përdorues…