FOTO&VIDEO

Vetura luksoze të sekuestruara në Kosovë “ndryshken” në mungesë të lejes për shitje

Vetura luksoze që vlejnë qindra mijëra euro e që ishin konfiskuar nga qytetarë që i kanë përfituar në mënyrë të jashtëligjshme po ju humbet vlera derisa po “ndryshken” në disa magazina të shtetit.

Kjo ndodh pasi që në fazën e sekuestrimit nga institucionet shtetërore këto vetura nuk kanë të drejtë të shiten.

Zëvendësdrejtori në Agjencinë për Administrimin e Pasurive të Konfiskuara dhe Sekuestruara, Fadil Bunjaku ka deklaruar se nuk po ja dalin të ruajnë asetet e konfiskuara.

“Shkalla e amortizimit vjetor është rreth 13%, apo 1,08% në baza mujore. Kodi i procedurës penale parasheh mundësinë e shitjes në fazën e sekuestrimit. Ligji për Administrimin e Pasurive të Konfiskuara dhe Sekuestruara poashtu parasheh mundësinë e shitjes së këtyre aseteve. Lidhur me këtë çështje tashmë janë nënshkruar disa memorandume mes institucioneve shtetërore”, deklaroi Fadil Bunjaku.

Sipas koordinatorit për Luftimin e Krimeve Ekonomike, Shqipdon Fazliut, faji për humbjen e këtyre aseteve është te prokuroria dhe të gjykatat.

“Përgjegjësi është e ndarë. Prokurori i Shtetit ka paraqitur kërkesa vetëm në 15 % të rasteve për sekuestrim të pasurive. Por fajet në disa raste janë edhe të gjykatave pasi në disa raste kanë refuzuar kërkesat për shitje pasi kanë dhënë arsyetime të paqëndrueshme kinse në këtë fazë të procedurës nuk lejohet shitja”, ka deklaruar ai.

Vetëm gjatë vitit të kaluar rreth 75 vetura janë sekuestruar nga institucionet shtetërore.

Vlera e të gjitha veturave që kanë qenë në menaxhim të Agjencisë është rreth 4.5 milionë euro.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shoqata e Onkologëve të Kosovës kërkon punësimin e specialistëve të rinj të onkologjisë

Shoqata e Onkologëve të Kosovës (SHOK) ka shprehur shqetësim të thellë për gjendjen aktuale të…

5 minuta ago
  • KRYESORE

Grenell i reagon ashpër Osmanit: Po gënjen, thotë gjithçka për mbijetesën e vet politike

Emisari i posaçëm i presidentit amerikan, Richard Grenell, ka reaguar ndaj një deklarate të presidentes…

1 orë ago
  • BOTA

Sot, dita më intensive e luftës së SHBA-ve kundër Iranit! Teherani, raketa drejt Katarit e Emirateve

Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth thotë se objektivat e operacionit ‘Epic Fury’ mbeten të njëjta:…

3 orë ago
  • KRYESORE

Erdogan paralajmëron Iranin: Çdo shkelje e hapësirës ajrore turke është e papranueshme dhe do të marrë përgjigje

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi një telefonatë me homologun e tij iranian, Masoud…

5 orë ago
  • KRYESORE

Ishulli Kharg, ‘zemra’ e naftës iraniane dhe pika që mund të vendosë fatin e ekonomisë botërore

Ndërsa lufta në Lindjen e Mesme po përshkallëzohet, vëmendja po përqendrohet gjithnjë e më shumë…

6 orë ago
  • KRYESORE

Trump-Iranit: Mos guxoni të ndaloni naftën!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, paralajmëroi Iranin se do të përballet me pasoja…

6 orë ago